Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se vendimi i sotëm për vendosjen e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, është zbatim i një vendimi që e ka nënshkruar në korrik të vitit të kaluar sa ishte ministër i Brendshëm.
“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS. Njëkohësisht vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë. Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veliu në Facebook.
-
Kurti: Serbia njohu targat RKS për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes së Brukselit
-
Hiqen letrat ngjitëse nga targat e Serbisë
-
Qeveria paralajmëron se së shpejti do të vendosë për targat e Serbisë
-
Kurti: Do t’i njohim targat e Serbisë, kur të sigurohemi se ajo po e zbaton vendimin për targat RKS
-
BE: Çështja e targave të zgjidhet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi