Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vela: Serbia duhet të sanksionohet për revizionizmin e rrezikshëm që i bën historisë

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Serbia po i nderon ushtarët e saj që kanë kryer mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë e për këtë duhet të sanksionohet.

Vela përmes një postim në platformën “X”, ka thënë se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik që bën Serbia, duke komentuar deklaratën e ministrit serb Nikola Selakoviq se ushtarëve të vdekur në luftërat e viteve ’90 do t’u ndërtohen monumente.

“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i nderon ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan Vela.