Sot ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku.
Sipas njoftimit nga Oda e Mjekëve të Kosovës Çitaku diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968.
“Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar”, thuhet në njoftim. “Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK një shtetas i huaj, kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Vdiq Faik Hima, kardiologu, profesori dhe spikeri i parë i Televizionit Prishtina nga studio në Beograd
-
Pas lëndimeve në vendin e punës, vdiq punëtori i KEK-ut
-
Ndahet nga jeta profesori e gjuhëtari Jashar Kabashi