KFOR-i ka njoftuar se sot ka vdekur një ushtar turk i KFOR-it, që ishte pjesë Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit. KFOR ka thënë se ushtari ka vdekur në gjumë dhe shkaqet e sakta të vdekjes së tij nuk dihen ende.
“Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj misionit gjithmonë do të mbahet në mend dhe do të nderohet”, ka thënë KFOR.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKFOR ka treguar se janë njoftuar familjarët e të ndjerit.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka ofruar ngushëllime të sinqerta.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe shokët e ushtarit të vdekur. Humbja e tij ndihet në gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij me angazhimin tonë të palëkundur për misionin e KFOR-it”, ka thënë Ulutash.