Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj, Ilaz Qerkini.
Qerkini vdiq gjatë ditës së djeshme, teksa varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e lagjes ‘’Arbëria’’, ka njoftuar OAK-u.
‘’Avokati, Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë. Avokati Ilaz, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.12.1993 me seli të zyrës në Prishtinë’’, thuhet në njoftimin e OAK.
Oda e Avokatëve të Kosovës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Qerkini: Shtyrja e shpalljes së aktgjykimit e ka humbur kuptimin
-
Ndahet nga jeta profesori e gjuhëtari Jashar Kabashi
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren