Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq afaristi i njohur prizrenas Sylejman Dapko

Të martën mbrëma, në moshën 83-vjeçare, vdiq afaristi prizrenas, Sylejman Dapko.

Pronar i njërit nga lokalet më emblematike të qytetit historik të Prizrenit, Dapko u shqua për nga puna e palodhshme që nga rinia e hershme.

Pas shtegtimit disavjeçar jashtë vendlindjes, ai u kthye në Prizren. Vendosi ta hapte një lokal, “Te Syla”, i cili së shpejti, falë simpatisë, afërsisë, zemërgjerësisë dhe mikpritjes që e karakterizonin, u shndërrua në pikëtakimin e pashmangshëm, jo vetëm për prizrenasit, por edhe për turistët gjithnjë më të numërt në Prizren.

Varrimi i z. Dapko do të bëhet të mërkurën, 1 nëntor 2023, në varrezat e qytetit të Prizrenit, në ora 14:15.

Artikuj të ngjashëm