Ka vdekur në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.
E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë, raporton Tch.
82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale), është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.
-
Në Shqipëri regjistrohen edhe 82 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19
-
Tre të vdekur e 82 raste të reja në Shqipëri me COVID-19
-
Vdes një 62-vjeçar i infektuar me COVID-19 në Shqipëri
-
Edhe dy të vdekur në Shqipëri nga koronavirusi
-
Në Shqipëri 50 raste të reja me COVID-19, ndërron jetë 82-vjeçarja