Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdes një 62 vjeçar në Shqipëri nga COVID-19, plus 71 raste të reja

Një 62 vjeçar në Shqipëri ka vdekur nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 44.

Këtë e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që gjithashtu ka bërë të ditur se janë regjistruar plus 71 raste duke e çuar numrin e të infektuarve në 1962, transmeton KOHA.

“Në 24 orët e fundit raportohet se një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Kurse statistikat në total janë:

Edhe 2 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, 72 rezultojnë pozitivë Arbëri 2 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, 72 rezultojnë pozitivë

Testime totale 23453

Raste pozitive 1962

Raste të shëruara 1134

Raste Aktive 784

Vdekje 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 361

Durrës 151

Edhe Vdes një 62-vjeçar i infektuar me COVID-19 në Shqipëri Arbëri Vdes një 62-vjeçar i infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Shkodër 127

Vlorë 54

Fier 37

Korçë 17

Lezhë 16

Elbasan 10

Kukës 8

Edhe Një i vdekur nga COVID-19 të martën në Shqipëri Arbëri Një i vdekur nga COVID-19 të martën në Shqipëri

Gjirokastër 2

Berat 1