Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdes gazetari Ramadan Asllani, AGK-ja ngushëllon familjen dhe miqtë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje ka marrë lajmin për shuarjen e kolegut tonë Ramadan Asllani.

Asllani ka lindur në Smirë të Vitisë, në vitin 1957.

Ka punuar gazetar në gazetat “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Kosova Sot”.

AGK i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve e të gjithë kolegëve gazetarë për humbjen e Asllanit.