Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila nuk u përfundua dje, siç po ndodh thuaj me çdo seancë të legjislativit , në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të marrë vendime, në të cilën parashihet, ndër të tjera, të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.