Moti këtë fillim jave në Shqipëri është me vranësira të dendura përkohësisht me intervale me diell në perëndim.
Për shkak të temperaturave të ulëta reshjet kryesisht do të jenë në formën e dëborës në të gjithë vendin.
Sipas shërbimit meteorologjik, në qytetet bregdetare në orët e mesditës reshjet kthehen në formën e shiut dhe llohës së dëborës.
Reshjet e borës do të jenë të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar.
Ndërsa në disa zona ka mjegull nga reshjet.
Temperaturat në vlerat minimale regjistrojnë vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative.