Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon rënia e euros në Shqipëri

Dobësimi i monedhës evropiane në raport me lekun shqiptar vazhdon pandalshëm.

Sipas specialistëve të ekonomisë në Shqipëri, rënia e euros ka ardhur si rezultat i vëllimeve të mëdha të kësaj monedhe që ka hyrë në Shqipëri nga tregtia dhe trafiqet e lëndëve narkotike, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që specialistët japin alarmin se dobësimi i euros do të dobësojë njëherësh edhe ekonominë shqiptare dhe i bëjnë thirrje Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Evropian të Tiranes (UET) dhe një figurë e njohur e mendimit ekonomik në Shqipëri, Selami Xhepa, nuk beson se mbivlerësimi i lekut ka ardhur si rezultat i rritjes së eksporteve, pasi, sipas tij, tendenca e tyre është në zhvillimet normale, njësoj si investimet e huaja dhe remitancat. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm