Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon moti me shi në Shqipëri

Tiranë, 11 prill – Moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra.

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 10/19 Shi diell

Kukës 7/16 Shi diell

Lezhë 11/18 Shi diell

Durrës 10/18 Shi diell

Tiranë 10/18 Shi diell

Elbasan 9/18 Shi diell

Vlorë 10/17 Shi diell

Sarandë 11/17 Shi diell

Artikuj të ngjashëm