Mot i butë në ditët e para të vitit 2022 do të mbajë deri të enjten e 6 janarit, kur priten reshjet e para të shiut, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale këto ditë, përfshirë sot, do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë celsius. Maksimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë.
“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike. Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu”, ka njoftuar IHMK-ja.
Sipas IHMK-së, temperaturat në fushat termike janë mbi vlerat mesatare për muajin janar.
Artikuj të ngjashëm