I nxehti do të vazhdojë të mbizotërojë në Kosovë edhe për pesë ditët e ardhshme, nga 21 deri më 25 tetor, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas IHMK-së, situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile, si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike.
Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.