Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon greva e administratës së Zyrës së Kryeministrit

Ka hyrë në ditën e katërt greva e një pjesë të administratës së Zyrës së Kryeministrit.

Ata po kërkojnë nga Zyra e Kryeministrit të ndalë diskriminimin që po u bëhet në paga, pasi sipas tyre disa kanë marrë paga me rritje e disa prej tyre jo.

Kryetari i Këshillit Grevist Isa Hajdari ka thënë për TV Arta se janë duke u munduar të gjejnë kompromis por deri më tash ende nuk ka asgjë.

Ai thotë se do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas grevistëve qeveria në kuadër të rritjes së pagave përveç stafit politik ua ka rritur pagat edhe një pjese të stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm