Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur në Maqedoni edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15 tetor të këtij viti.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim në Saraj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja BESA sot organizon takim me banorët në Studeniçanit.
Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Pllasnicës, ndërsa tubime në Makedonski Brod dhe Kërçovë..
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në takime me qytetarët e Dollnenit dhe Krivogashtanit ndërsa mitingje do të mbajnë në Krushevë dhe Prilep.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor, filloi më 25 shtator, ndërsa përfundon më 13 tetor në orën 24.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote do të kenë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.