Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon djegia e kontejnerëve të plastikës në Prishtinë

Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka bërë me dije se është djegur një kontejner në qytetin e Prishtinës.

Sipas “Pastrimit”, kjo dukuri negative po e shkatërron ambientin në të cilin po jetojmë.

“Kjo foto paraqet kontejnerin e djegur në Rr. ‘Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit’, mbrëmë me dt. 26.03.2018, po ashtu ka qenë i nevojshëm intervenimi i zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit nga djegia e kontejnerit”, thotë kjo kompani, raporton Koha.net.

Ndërkaq, po sipas kësaj kompanie, deri më tani janë djegur afro 90 kontejnerë të plastikës.