Katër kostume të meshkujve ka blerë për punëtorët e saj Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
MTI-ja ka shpenzuar 977 euro të taksapaguesve për t’i veshur punëtorët e saj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria, më 25 mars ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Melodia” për “furnizim me veshmbathje”.
Rregullorja e Ministrisë numër 01/2016 për uniformat dhe përdorimin e tyre nga inspektorët e tregut, përcakton se furnizimi me uniforma bëhet përmes procedurave të prokurimit publik.
Mirëpo, ministri i MTI-së, Endrit Shala ka thënë se nuk ka informacione se kush do t’i veshë kostumet e blera.
Televizioni ka dërguar edhe pyetje në adresë të ministrisë për të kuptuar se kush do t’i shfrytëzojë kostumet, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Edhe Komuna e Ranillugut ka shpenzuar 970 euro për të furnizuar punëtorë të saj me rroba.
Ndërsa, ditë më parë, Zyra e Presidentit ka blerë set kozmetike për nevojat e saj në vlerë 960 euro.