Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë reshjet e shiut në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm