Qytetarët të cilët janë duke pritur deri në dy orë në pikën kufitare në Merdar janë ankuar për kushtet higjienike të tualeteve publike si dhe plehrat e shumta në tokë.
Ata kanë bërë të ditur se nuk mund të ndalen të bëjnë pauzë gjatë pritjeve në kolonë, pasi detyrohen të kthehen në fillim të kolonës pas pushimit të tyre.
“Vitin e kaluar nuk kam ardhur verës për shkak të situatës me pandemi, por gjatë dimrit po. Tash kam ardhur në Kosovë nga Austria dhe kam ndenjur pesë ditë. Kur kam ardhur në Kosovë, kam pritur vetëm afro gjysmë ore", ka thënë një mërgimtar nga Austria. "Problemi i kolonës nuk është i madh këtu sa është tutje në kufijtë e tjerë si të Kroacisë e të Austrisë."