Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.
Me këtë rast, Hamza vlerësoi lartë kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat. Në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik. Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës. Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë.
Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë Marco Mantovanelli duke uruar Ministrin Hamza për pozitën e re, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve.
-
BB kërkon përshpejtimin e realizimit të projekteve në Kosovë
-
Ministria e Financave vlerëson lartë kontributin e Bankës Botërore për Kosovën
-
Hamza: E rëndësishme që të sillet ekspertiza e CEB-it në sektorin social
-
“BERZH-i do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën”
-
Banka Botërore thekson nevojën për implementim më efikas të projekteve të financuara nga ta