Arbëri

Vasfije Krasniqit-Goodman titulli “Emblema e Vushtrrisë”

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka pritur sot Vasfije Krasniqin Goodman, bashkëshortin e saj dhe familjen Krasniqi nga Vushtrria.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka akorduar Vasfije Krasniqit Goodman titullin “Emblema e Vushtrrisë” me motivacionin “për guximin e jashtëzakonshëm, për thyerjen e stigmës dhe për përkrahjen e viktimave të dhunës çnjerëzore nga milicët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Kryetari Tahiri tha më këtë rast se qyteti i Vushtrrisë krenohet me aktin e guximshëm për thyerjen e stigmës dhe për kërkim të drejtësisë për viktimat të Vasfije Krasniqi Goodman dhe me përkrahjen e ofruar nga familja Krasniqi për zonjën Vasfije. Njëkohësisht personalisht si kryetar por edhe Komuna e Vushtrrisë bashkohet më kauzën e Vasfijes për të thyer stigmën dhe për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale në Kosovë për arritjen e drejtësisë.

Vasfije Krasniqi Goodman nga ana e saj falënderoji Kryetarin dhe komunën e Vushtrrisë për përkrahjen dhe kërkoi që të vazhdohet me përkrahje institucionale për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe nga shoqëria kosovare në përgjithësi për të arritur drejtësi për të gjitha viktimat e luftës së fundit.