Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Valutat forcojnë pozitat ndaj lekut

Tiranë, 2 shtator - Dita e dytë e muajit shtator, në tregun e këmbimit valutor vendas, shënoi zhvlerësim të lekut ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë ku ai fitoi pikë ndaj valutave.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të mërkurën monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104.65 lekë ose 0.91 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euro u forcua me 0.09 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 124.13 lekëve.

Në tregun valutor, sot pozitat i kanë forcuar edhe paundi britanik e franga zvicerane, të cilat këmbehen përkatësisht me 139.68 lekë dhe 114.85 lekë, ose me 0.34 lekë dhe 0.06 lekë më shumë se një ditë më parë.

Artikuj të ngjashëm