Lindita Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së detyrës e drejtoreshës së Klinikës Infektive.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës e ka konfirmuar për KOHËN këtë, duke shtuar se dorëheqja e saj ka ardhur për arsye personale.
Nga SHSKUK thonë se zëvendësimi i saj pritet që të ndodhë në ditët në vijim.
Ajazaj-Berisha ishte emëruar u.d drejtoreshë e kësaj klinike në vitin 2019, ndërkaq ka qenë në krye të detyrës edhe gjatë pandemisë me COVID-19 në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Izet Sadiku jep dorëheqje nga u.d. i drejtorit të Infektives
-
Arben Vishaj emërohet u.d. i Klinikës Infektive
-
Konfirmohen raste të riinfektimit me Covid-19 në Kosovë
-
110 raste në Infektivë, gjashtë në mjekim intensiv dhe katër në gjendje kritike
-
Drejtoresha e Infektives tregon për gjendjen e të infektuarve