Rusia, duket me shumë vonesë ka reaguar ndaj përkrahjes që Britania e Madhe ia dha Kosovës për Ushtrinë gjatë debatit të së enjtes në Këshillin e Sigurimit, transmeton Koha.net.
Përmes Ambasadës së vet në Londër, Moska ka kundërshtuar deklaratën Ambasadores britanike në Kombet e Bashkuar Karen Pierce e cila në OKB këmbënguli se Kosova ka të drejtë ta ketë Ushtrinë e vet.
Me kumtesë, Moska nga Londra ka thënë se Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore “po e injorojnë rrezikun për popullatën serbe nga Ushtria e Kosovës”.
Sipas kumtesës së Ambasadës ruse, “Ushtria e Kosovës është kërcënim i drejtpërdrejt për serbët që jetojnë në veri dhe kjo shton në mënyrë drastike potencialin për burim të ri tensionesh në Ballkan”, përcjellin medie serbe lajmin e agjencisë ruse TASS.
"Befason fakti se përfaqësuesit perëndimorë me këmbëngulje injorojnë këtë fakt të dukshëm”, thuhet në këtë kumtesë.
Ambasada ruse vlerëson se përpjekja e BE-së në ndërmjetësim te të dy palët, Kosovë-Serbi, ka pësuar disfatë.
-
Rusia kundër Ushtrisë së Kosovës
-
S’kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së
-
Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin
-
Rusia flet për tensionet në veri, e fajëson Kosovën dhe SHBA-në
-
Ambasada e Ukrainës në Beograd thotë se e mbështet integritetin territorial të Serbisë