Qeveria e Kosovës ka planifikuar të bëjë ushtri që nuk prek në kuletë të shtetit. Mbështetur në projeksionet e bëra, avancimi i statusit të Forcës së Sigurisë (FSK) nuk do të ketë asnjë implikim buxhetor.
E dhëna ndodhet në deklaratat financiare të tri projektligjeve që i ka miratuar ekzekutivi javën e shkuar, e me të cilat synohet që FSK-ja të ngrihet në ushtri.
Të tria deklaratat, “Koha Ditore” i ka siguruar të mërkurën. Janë përgatitur nga Departamenti i Buxhetit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave dhe kanë përmbajtje thuajse identike.
Në përfundimet e këtyre deklaratave konsiderohet se për zbatimin në praktikë të aktiviteteve që dalin nga këto projektligje është i mjaftueshëm buxheti i projektuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, që i referohet periudhës 2019-2021, por edhe në Qarkoren buxhetore përkatëse. Bazuar në këto dokumente, në tre vjetët e ardhshëm, për FSK-në do të alokohen rreth 174 milionë euro... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Ndryshimi i Ligjit për veteranët nuk përfshihet në programin legjislativ të Qeverisë
-
Osmani dekreton Buxhetin 2026
-
Shërbim ushtarak, në bazë vullnetare