Ushtari Valdrin Selimi i Regjimentit të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u përzgjodh që të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst (Royal MIlitary Academy Sandhurst).
Pjesëmarrësit e kësaj gare iu nënshtruan një seri testeve të ndryshme akademike në gjuhën angleze, testeve fizike si dhe atyre mendore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilltar i Komandantit të FSK, nënkolonel Martin Browning, i cili ishte edhe pjesë e ekipit përzgjedhës të këtyre garave ishte mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e garave, por shtoi se ishte e vështirë të përzgjedhësh një fitues, pasi që të gjithë kandidatët ishin shumë të përgatitur.
Ndërsa rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj deklaroj së ishte i mahnitur nga procesi i testimeve dhe përzgjedhjes së kandidatit të FSK-së, i cili tregoi rezultatet me të larta gjatë këtyre testimeve.
Kjo është hera e parë që një pjesëtar i FSK-së nga radhët e nënoficerëve, në janar të vitit 2021 do të fillojë trajnimet njëvjeçare në këtë Akademi për të kaluar me pas në gradën e oficerit të FSK-së.