Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Urgjenca me shërbime vetëm në terren

Pejë, 28 prill – Njësia e Urgjencës në Pejë pas 16 vjetëve është bërë sërish këtë javë me objektin e vet të përhershëm.

Kjo njësi shëndetësore kthehet përfundimisht në objektin e ish- Ambulancës së dhëmbëve, të cilën e ka shfrytëzuar përkohësisht disa vjet më parë Ndihma e Parë, nga ku janë nxjerrë para pesë vjetësh dhe në atë objekt kishte zënë vend pastaj Qendra për Punë Sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna kishte vendosur vjet që Njësia e Urgjencës të kthehet në këtë objekt, kur edhe kishin nisur punimet rinovuese në muajin shtator, të cilat e kanë përshtatur objektin për këtë shërbim shëndetësor.

Kur kanë nisur punët rinovuese, Qendrës për Punë Sociale i është ndryshuar adresa dhe ajo tash gjendet në ndërtesën e rrokaqiellit përballë gjykatës. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm