Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ura e Mitrovicës vështirë të hapet gjatë vizitës së Mogherinit

Larg syve të mediave, ambasadori amerikan, Greg Delawie, u mundua që të mbikëqyrte punimet për rivitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë, raporton KTV.

Së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ambasadori amerikan Delawie ka parë nga afër punimet edhe të projektit të ri të ndërtimit të sheshit të quajtur “Mbreti Pjetër”.

As Delawie e as Rakiq nuk kanë pranuar të flasin për KTV-në.

Por kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, thotë se teknikisht ura mbi lumin Ibër nuk mund të hapet në mars, në kohën kur përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, do të qëndrojë në Kosovë.

Sipas Bahtirit, ura do të hapet në muajin maj.

Qytetarët e të dyja komuniteteve mirëpresin hapjen për qarkullim të Urës së Ibrit. Në Kosovë, gjatë 3 dhe 4 marsit, do të qëndrojë për vizitë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Artikuj të ngjashëm