Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me USAID përmes programit për Transformimin e Lidershipit kanë lansuar të martën dy projekte, Databazën për Qendrën e Karrierës në Universitetin e Prishtinës (e-karriera) dhe Rrjetin Alumni, shkruan sot Koha Ditore.
Platforma e parë synon të ndihmojë në informimin e studentëve dhe të diplomuarve në kohë reale me informata të rëndësishme për karrierën e tyre profesionale.
Ndërkaq, themelimi i Rrjetit Alumni (Rrjeti i të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës) është një mundësi që u ofrohet të diplomuarve të UP-së për shkëmbimin e përvojave me qëllim që të promovojë ekzistencën dhe punën e tyre.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka deklaruar se me këtë projekt, Universiteti i Prishtinës shënon një hap të rëndësishëm të digjitalizimit të shërbimeve për edukim, zhvillim dhe orientim në karrierë.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
UP me program për orientim të maturantëve për studime
-
Një mijë studentë më shumë këtë vit në Universitetin e Prishtinës, katër prej tyre nga diaspora
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
-
Lansohet plani për arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës
-
UP-ja nis të hënën vitin e ri akademik me mbi 4.000 studentë të rinj