Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka shprehur gatishmërinë që të mbështesë kontingjentin gjerman të KFOR-it lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e kampit fushor ushtarak në Prizren, i cili do të boshatiset nga paqeruajtësit gjermanë në fillim të vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe përderisa përfaqësuesit diplomatikë dhe ata ushtarakë gjermanë tashmë kanë zhvilluar diskutimet e para me zyrtarë të lartë të Komunës së Prizrenit lidhur me të ardhmen e kësaj hapësire, ku janë investuar mjete të konsiderueshme nga Qeveria gjermane, nga menaxhmenti i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka kërkesa që aty të lejohet bartja e kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Definimi i statusit të kampit ushtarak, pas studimit të fizibilitetit
-
Edhe zejtarët prizrenas të interesuar për hapësirën e kampit ushtarak
-
Kampi i KFOR-it i dorëzohet UNMIK-ut në gjysmën e parë të 2019-s
-
Universiteti i Prizrenit thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për mosakreditim nga KSHC-ja
-
Çka mund të mësohet në ish-kampin gjerman të KFOR-it, kur të bëhet park inovacioni