Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Universiteti „Isa Boletini“ në Mitrovicë së shpejti në ambiente të reja

Kompleksi i ndërtesave në ndërtim i Universitetit “ Isa Boletini“të Mitrovicës, është vizituar nga zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, me bashkëpunëtorë. Në këtë kompleks, që konsiderohet njëri prej projekteve më kapitale të Republikës së Kosovës i viteve të fundit, ka nisur të ndërtohet në vitin 2014. Deri tash, punimet kanë shënuar një përparim në harmoni me dinamikën e paraparë.

Sipas asaj që shihet në terren, punimet kanë përfunduar në ndërtesat e Rektoratit dhe në atë të Fakultetit Xehtar-Metalurgjik, të cilat pritet të përurohen së shpejti dhe t’i dorëzohen këtij universiteti në përdorim.

Ndërtesa e Rektoratit ka një sipërfaqe 3700 metra katrorë, kurse ajo e Fakultetit Xehtar-Metalurgjik, 17 mijë metra katrorë. Me intensitet të madh është duke u punuar edhe në ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, ku mund të konstatohet se është kryer një shkallë e lartë e punimeve të vrazhda.

Me këto ndërtesa, Universitetit „Isa Boletini” do t’i krijohen kushte shumë të volitshme për punë, për faktin se ndërtesat, që priten të përurohen, tash për tash, ajo e Rektoratit dhe FXM-së, janë të pajisura me mjete bashkëkohore për mësim akademik, por edhe kanë hapësira të nevojshme për zhvillimin e proceseve mësimore.

{gallery}