Në Sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt sot Mbledhje solemne e Senatit, për të shënuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, dekanët dhe prodekanët e njësive akademike, senatorët si dhe stafi akademik dhe administrativ i UP-së, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.
I pari i UP-së, prof. dr. Marjan Dema uroj shënimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Ai foli për figurën e tij si hero por edhe si lider i shqiptarëve.
“Skënderbeu ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, i cili veproi në frymën që as individi, as fisi, e as krahina nuk mundet me qenë mirë, pa qenë mirë Shqipëria. Le të frymojë kjo frymë Kastriotiane edhe në ditët tona! Le ta vendosim interesin e përgjithshëm para çdo interesi personal, mu ashtu siç bëri heroi ynë Skënderbeu, dhe kur Kosova të jetë mirë, sigurisht që edhe Universiteti i Prishtinës, e pastaj ne si individ do të jemi mirë” ishte mesazhi i Demës në fjalimin e tij.
“Ky sukses është arritur duke iu falënderuar studentëve, stafit akademik dhe jo akademik, Senatit, KD-së dhe menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës, si dhe të gjithë partnerëve të brendshëm dhe të jashtëm” tha Dema.
Nga aspekti historik jetën dhe veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, profesori i historisë në Fakultetit Filozofik, Muhamet Mala iu drejtua të pranishmëve me fjalë rasti.
-
UP-ja kërkon që diletantët të mos merren me figurën e Skënderbeut
-
Ligj për Skënderbeun e ditë feste midis kërkesave në ditëlindjen e hamendësuar të heroit kombëtar
-
Qytetarë të shumtë u mblodhën në Prishtinë për të kremtuar ditëlindjen e Skënderbeut
-
Dita e Skënderbeut shënohet në Prishtinë
-
555 vjet nga vdekja e kryeheroit Skënderbeu