Brenda pak javësh studentët e Universitetit më të madh publik, “Hasan Prishtina” mund të kthehen sërish në banka. Kësaj radhe për t’iu nënshtruar provimeve të afatit të qershorit. Këtë afat të rregullt të provimeve, Universiteti pritet ta hapë brenda pak ditësh.
Prorektori për kërkime shkencore, Faton Berisha ka bërë të ditur se i kanë dy opsione, mbajtjen e provimeve në fakultete duke e respektuar distancën, apo nëse përkeqësohet situata me pandeminë provimet të mbahen online, raporton KOHA.
Sfidë sipas tij, do të jenë njësitë akademike me numër të madh të studentëve, por, siç ka thënë, nëse provimet mbahen në fakultete, studentët duhet të ndahen në disa grupe.
Edhe kryetari i Parlamentit studentor, Bledian Geci, mendon se për të pasur rezultate reale, provimet është më mirë të mbahen fizikisht nëpër fakultete. Ai ka bërë thirrje që Universiteti të krijojë kushte të duhura për mbajtjen e tyre në mënyrë që studentët të mos rrezikohen nga Covid-19.
Mbajtja e provimeve në qershor është paraparë edhe nga Ministria e Shëndetësisë sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike.
Si pasojë e pandemisë, studentët e Universitetit të Prishtinës që nga mesi i muajit mars janë duke e zhvilluar mësimin online përmes platformave “Google Meet” dhe “Google Clasroom”.
-
Haxhiu: Të gjithë studentëve t’u mundësohet paraqitja e provimeve
-
Përmes peticionit online, studentët kërkojnë të kthehen në fakultete
-
Me gjithë situatën me pandeminë UP-ja mban provimet e prillit, afati i qershorit javën tjetër
-
Ende nuk ka një plan konkret për realizimin e provimit pranues në UP
-
UP-ja ka zhvendosur afatin e prillit, studentët kërkojnë provime online