Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, ka pritur sot përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që janë pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete të Republikës së Kosovës.
Përfaqësues të shoqërisë civile, pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete të Republikës së Kosovës, para anëtarëve të Komisionit paraqiten një varg problemesh dhe shqetësimesh që kanë hasur gjatë hulumtimeve në arsimin e lartë.
Sipas gjetjeve nga këta përfaqësues, hulumtimet kishin të bënin me: politizimin e universiteteve, shitjen e diplomave, mungesën e literaturës për studentë, plagjiatura në punimet shkencore, mosllogaridhënia dhe jotransparenca etj. Po ashtu, çështje shqetësuese u paraqit edhe shkarkimi i bordeve pa ndonjë arsyetim, si dhe avancimet akademike në arsimin e lartë.
Komisioni u ofroi mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm përfaqësuesve të shoqërisë civile, në mënyrë që të evitohen parregullsitë dhe problemet që mund të ndodhin në të ardhmen.
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
- Inteligjenca artificiale dhe arsimi
-
Zgjidhen tre anëtarë të KSHC-së, kundër votoi edhe Haxhi Avdyli i LVV-së
-
ORCA me aksion simbolik para Kuvendit: Kërkon të mbrohet pavarësia e Agjencisë për Akreditim
-
Dështon projekti i UP-së për evidentim elektronik të studentëve e profesorëve