Unioni i Studentëve të Kosovës përmes një aksioni për Ditën e Europës, ka hedhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës 120 aplikacione për viza.
Arben Mehmeti, përfaqësues i këtij Unioni ka thënë se këtë aksion e kanë organizuar si shenjë proteste ndaj periudhës së gjatë të izolimit të Kosovës.
“Mesazhi ka qenë i qartë, krejt rinia e Kosovës kanë mendim të njëjtë sepse është një periudhë e gjatë e izolimit. Vendet e rajonit nuk kanë dallim prej Kosovës sa i përket kushteve, por këto shtete kanë liberalizimin e vizave”, ka thënë Mehmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Studentët protestojnë për mos liberalizimin e vizave
-
Studentët e UP-së të hënën protestojnë para zyrës së BE-së për mos liberalizimin e vizave
-
Studentët marshojnë kundër Asociacionit
-
Pakënaqësi për mosliberalizimin e vizave, protestohet në Prishtinë
-
Osmani thirrje BE-së që urgjentisht të liberalizohen vizat