Bazuar në analizat e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, uji i burimit të qytetit të Klinës i plotëson gjitha standardet e kërkuara dhe është i pijshëm.
Kjo duke u bazuar në analizat që ka kryer ISHPK-ja në disa burime të qytetit të Klinës në periudhën janar-korrik 2017, njofton Komuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo konfirmohet edhe nga Halil Berisha, menaxher i Njësisë ‘Hidrodrini’ në Klinë i cili i posedon analizat e ujit të Klinës të kryera nga ISHPK-ja. ISHPK-ja ka marrë mostrat e ujit në 5 burime: në hyrje të qytetit të Klinës në lagjen ‘Arbëria’, të objekti i Njësisë Operative ‘Hidrodrini’, të burimi i Shkollës së Mesme ‘Luigj Gurakuqi’, të Kisha Katolike dhe të Stacioni i trenit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Rezultatet pas mostrave të marra rezultojnë se uji i qytetit të Klinës i plotëson gjitha standardet e kërkuara dhe mund të përdorët për pije. Bakterologjikisht dhe kimikisht uji është i pastër”, konfirmon Halil Berisha duke u thirrur në analizat e ISHPK-së.
Origjinali i analizave ekziston të ISHPK-ja dhe Kompania “Hidrodrini”.
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës është organi i vetëm përgjegjës për kryerjen e analizave të ujit në Kosovë. Rezultatet e ISHPK-së hedhin poshtë zërat e gjithë atyre të cilët dezinformojnë së uji i qytetit të Klinës nuk është i pijshëm më qëllimin për të zhvlerësuar investimet e pushtetit lokal në Klinë.