Arbëri

Ujësjellësi i ri për 17 mijë banorë në Dibër, Mat, Klos, Tropojë dhe Lezhë

Rreth 17 mijë banorë në 26 fshatra të bashkive Dibër, Mat, Klos, Tropojë dhe Lezhë së shpejti do të përfitojnë nga ndërtimi i 6 skemave të reja të ujësjellësave ruralë.

Pas përfundimit të projektit teknik, është shpallur tenderi i punimeve civile, i cili do t’i hapë rrugë zbatimit në terren të punimeve vjeshtën e këtij viti.

Ujësjellësat e rinj do të ndërtohen në njësitë administrative Qendër Tomin – Bashkia Dibër, Komsi – Bashkia Mat, Llugaj dhe Tropojë – Bashkia Tropojë, Kallmet – Bashkia Lezhë dhe Gurrë, Suç – Bashkia Klos.

Investimi është pjesë e Projektit “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale III”, i cili parashikon ndërhyrje në shkallë të gjerë në zonat rurale në të gjithë vendin duke siguruar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë/ditë pa ndërprerje me standardet më të mira.