Kanalizimi ne gjysme të rrugës “Rrustem Statovci” është mbyllur, në pamundësi për të përpirë reshjet e shumta të shiut që kanë mbizotëruar motin këto ditë.
Kësisoj, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, për t’u lëshuar poshtë në rrugën “Agim Ramadani”, transmeton koha.net.
Fotografitë, në adresë të portalit Koha.net i ka dërguar një banor i lagjes, që është ankuar për kundërmim, duke e barë të pamundur edhe hapjen e dritareve të shtëpive e banesave përgjatë rrugës.
Problemet me rrjetin e kanalizimit në Prishtinë i potencoi edhe vet kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në një konferencë për media tha se në pesë vitet e ardhshme do të punohet për projektin e rinovimit të rrjetit të kanalizimit.
{gallery}