Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Udhëzime nga Italia për kosovarët, si ta parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm

Ekstremizmi i dhunshëm përbën problem serioz për secilin vend dhe në Kosovë ky duhet të merret me seriozitet maksimal. Kështu thuhet në doracakun “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm-doracak për mësimdhënës”, të lansuar sot nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Qëllimi i këtij doracaku është që të ofrojë udhëzime për mësimdhënësit në Kosovë për trajtimin e sfidave konkrete të paraqitura nga ekstremizmi i dhunshëm në mjedisin shkollor.

Doracaku paraqet zgjidhje të dobishme dhe praktike për veprim, duke shprehur se si mund të reagojnë mësimdhënësit në mënyrë të përshtatshme pedagogjike ndaj situatave sfiduese në aspektin profesional, ligjor ose mënyrave tjera pedagogjike.

Piero Cristoforo Sardi, ambasador i Italisë në Kosovë, mendon se luftimi i ekstremizmit kërkon rëndësi të mëdha dhe duhet trajtuar mirë për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm. Kosova ka një kornizë për parandalimin e kësaj çështje. Ai ka thënë se ka një përhapje në thelb të manifestimit të radikalizmit.

“Ne si Qeveri italiane jemi në përpjekje ta ndihmojmë Kosovën në parandalimin e ekstremizmit të mundshëm”, tha ai, duke shtuar se Italia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në fusha tjera.

Edhe Ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të jetë kërcënim për Kosovën Arbëri Ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të jetë kërcënim për Kosovën

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se doracaku do të jetë hap i parë drejt parandalimit të ekstremizmit radikal.

“Rëndësia e arsimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në arsim është thelbësor për mbrojtjen e rinisë nga radikalizmi. Ky doracak është një udhëzim teknik për këshilla praktika se si të përballen nga kjo dukuri”, tha Bytyqi.

Sipas tij, doracaku nuk duhet të mbetet vetëm një libër e printuar, por të jetë parandalues i rinisë nga rreziku i ekstremizmit.

Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ka thënë se ka një shembull të shkëlqyeshëm sot këtu për parandalimin e ekstremizmit nëpër shkolla.

“Arsyeja pse të rinjtë joshën nga këto ideologji, është se mendojnë se duhet kuptuar diçka të madhe dhe të rëndësishme. Megjithatë, Kosova ka popullatën më të re, dhe kjo është periudha e formësimit të ideve. Andaj, ky doracak mundëson të rinjtë të formojnë vlerat me rëndësi për Kosovën”, theksoi Richardson.

Interneti, sipas saj, është resurs me rëndësi por mund të jetë edhe i rrezikshëm për të rinjtë.

Ndërsa, Selami Shkodra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, po ashtu ka thënë se kontributi i qeverisë italiane veçanërisht i ambasadës italiane ka dhënë rezultate pozitive edhe në Gjilan në këtë lloj fushate.

“Ky është edhe vetëm një hap i përbashkët për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm shpie në terrorizëm. Natyrisht se MPB ka marrë me seriozitet për të minimizuar këtë duhuri do të jetë çdo herë e përkushtuar në këtë drejtim”, tha Shkodra, duke shtuat se projekte të tjera të ngjashme të mos të ndalen.

Edhe Për të arritur stabilitetin ekonomik kërkohet luftim më i madh i tregtisë së jashtëligjshme Arbëri Për të arritur stabilitetin ekonomik kërkohet luftim më i madh i tregtisë së jashtëligjshme

Në doracak thuhet se viteve të fundit vërehet një trend në rritje i rasteve të ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën, raste këto të cilat nuk janë të izoluara vetëm në një rajon apo në një vend, por janë prezentë nëpër shumë vende. Për Kosovën, rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm, nuk është vetëm global, por përbën edhe kërcënim lokal, i cili duhet të merret parasysh shumë seriozisht.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjithsej 360 kosovarë kanë udhëtuar në Siri, prej të cilëve 255 ishin luftëtarë që u bashkuan me grupet e dhunshme ekstremiste si ISIS. Prej tyre 48 ishin gra dhe 57 fëmijë. Gjithashtu sipas këtij doracaku rreth 36 fëmijë kanë lindur në zonën e konfliktit, që do të thotë se 93 fëmijë mbeten ende në zonat e konfliktit.