Arbëri

Ubasute

Foto: Koha

Kuvendi i Kosovës, efekti Dunner-Kruning dhe përshkrimi i shkencave islame për dashurinë ndaj Amerikës.

1.

Edhe sot kam jehonë në kokë nga mbledhja e Kuvendit.

E kam parasysh fytyrën, tonin dhe shprehjen e folësit që tregonte se ishin mbledhur aty atë ditë e atë natë - ndërsa në Itali nga COVID-19 vdisnin mbi 700 njerëz dhe në Spanjë bëhej garë në mund të vdisnin më shumë - ngase kryeministri i vendit kishte shkarkuar para disa netësh ministrin e Brendshëm.

-Si mund të shkarkohet ministri i Brendshëm, pse bash ministri i Brendshëm, kur dihet që është resori kryesor për luftimin e COVID-19?

Fytyra, shprehja , bindja e syve, gishti i ngritur lart për të treguar se është argumenti kyç që do dëgjuar; që të gjitha të përgatitura për të bërë nga podiumi i Kuvendit të Kosovës pyetjen e nevojshme retorike, kulmin e arsyetimit se pse atë ditë është me rëndësi të rrëzohet Qeveria:

-A nuk e di kryeministri se policia është ajo në vijë të parë të luftës kundër pandemisë?

(Dhe, se duke e shkarkuar ministrin ai dobësuaka luftën kundër pandemisë).

Në një Kuvend të lodhur të një vendi të lodhur nuk mund të shkaktojë as rast për shpoti pamja imagjinare e policëve të Kosovës që dalin rrugëve për ta identifikuar pandeminë, të oficereve dhe oficerëve të uniformuar që rrinë në spitale duke pritur ta identifikojnë virusin dhe ta arrestojnë.

Në një Kuvend të lodhur të një vendi që nuk mund të kuptojë se sa mund ta dërrmojnë ende, kalon pa kurrfarë observimi një ofendim që u bëhet policëve, infermierëve, mjekëve që po merren me sigurinë e qytetarëve të Kosovës në formë shembullore, duke i tallur me mbledhje Kuvendi në kohë Murtaje, e duke u thënë se vendi qenka rrezikuar pse në vend të ministrit A nuk mund të jetë ministri B... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas)