Institucioneve të Kosovës iu deshën 9 vjet pas pavarësisë që të marrin vendimin që të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.
Përveç serbëve, për këtë vendim ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, raporton KTV. Zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se çështja e pronave në Kosovë duhet të zgjidhet përmes një procesi transparent, në të cilin do të ishin të kyçur të gjitha komunitetet për të cilat flitet.
Ajo ka thënë se problemet me çështjen e pronave janë tema të ndjeshme dhe në këtë mënyrë ato duhet të zgjidhen në mënyrë transparente me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve për të cilat bëhet fjalë.
Por, për Qeverinë e Kosovës, ky është një vendim i pakthyeshëm.
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nuk e di se pse u desh kaq kohë për ta marrë një vendim të tillë, por ky sipas tij, është vendim i drejtë.
Arton Demhasaj nga organizata Çohu megjithëse e quan vendim të duhur, thotë se është tejet i vonuar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se ky vendim i qeverisë vetëm sa do të komplikojë marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.
-
Ambasada amerikane i përgjigjet Vuçiqit: Prona është e shtetit
-
Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?
-
Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?
-
Serbia ende s’ia ka kthyer Kosovës kopjet origjinale të dokumenteve kadastrale
-
Serbia pretendon se 60 për qind e tokës së Kosovës është e saj