Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë përuruar rrugën Bare-Gumnishtë, rrugë kjo që i lidhë Mitrovicën me Vushtrrinë dhe që i jep perspektivë zhvillimit të turizmit të Shalës së Bajgorës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ministri Lekaj, tha se ky projekt është një ndër projektet e shumta që Ministria e Infrastrukturës po i zhvillon në shërbim të qytetarëve.
Kryetari i Mitrovicës Bahtiri e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm këtë rrugë e cila i lidhë dy qytetet. Edhe kryetari i Vushtrrisë Tahiri tha se ky projekt do të kthej gjallërinë në këtë pjesë të bukur të Kosovës, Shalës së Bajgorës dhe për këtë projekt meritori kryesor është ministri Lekaj, i cili po i jep rëndësi kësaj zone.