Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

U përurua memoriali i parë për holokaustin në Tiranë

Është përuruar memoriali i parë për holokaustin në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili mes të pranishmëve kujtoi një histori, që siç tha bën me nder jo vetëm klerin, por çdo shqiptar.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim po ashtu ka marrë pjesë në përurimin e memorialit të parë për holokaustin në Tiranë.

“Mbetet e jashtëzakonshme për historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të të cilit u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi, kur u konsideruan si pala me të cilët pushtuesit mund të negocionin, iu kërkuan dy gjëra: E drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit, të krishterë dhe myslimanë dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së vetë klerit: Arin po, hebrenjtë jo!”,- tha Rama.

Sipas tij, “Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimin për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si një histori që tregohet në momente ceremoniale apo ditë të shënuara por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi, që iu duhet kaluar me përkushtim fëmijëve tanë se brenda saj ka shumë anë, si anët e një guri të çmuar që ngado ta rrotullosh shkëlqen duke krijuar vezullime e ngjyra të ndryshme”.

Yuri Kim shpëtimin e qindra hebrenjve nga vdekja e sigurt, e quajti histori frymëzuese të besës shqiptare.

Kim thotë se nuk kanë shumë vende apo popuj që kanë një memorial të tillë, por Shqipëria sot e ka për shkak të qëndrimin që mbajti për të mbrojtur 80 vite më parë hebrenjtë kundër pushtimit nazist.

Edhe Memoriali i Holokaustit në Tiranë – frymëzim e shembull i humanizmit Kulturë Memoriali i Holokaustit në Tiranë – frymëzim e shembull i humanizmit

Shqiptarët nga gjithë sferat e jetës, myslimanë, krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Është histori frymëzuese e besës shqiptare, u shpreh ajo.

Jam shumë krenare që qeveria e SHBA nëpërmjet Komisionit të ruajtjes së trashëgimisë, ka mundësi të vlerësojë Shqipërinë nëpërmjet këtij memoriali.