Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

U mbajt takimi i Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, deklaroi të martën se administrata publike dhe reformat në këtë fushë janë pjesë e agjendës evropiane dhe se janë të përgatitur për administratën evropiane për të formuar një administratë publike moderne, në mënyrë që të jenë konkurrent me shtetet e tjera.

Ai këto komente i bëri në takimin e Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike, ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, me ç’rast u vlerësuan një sërë temash që ndërlidhën me procesin e reformës së administratës publike.

Ministri Yagcilar, duke folur për të arriturat dhe progresin e reformës së administratës publike, ka shprehur përkushtimin në përmbushjen e konkluzioneve që kanë dalë nga takimet e mëhershme të Grupit të Veçantë për Reformë të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave për Reformë të Administratës Publike.

“Si rezultat i kësaj pune, janë ndërmarrë një varg nismash të rëndësishme duke përfshirë aktivitetet në avancimin e pakos së legjislacionit për reformë të administratës publike përkatësisht në hartimin e koncept-dokumenteve për organizimin e administratës publike dhe shërbimit civil. Një varg konsultimesh publike janë mbajtur për të diskutuar këto koncept-dokumente si dhe janë paraqitur në platformën elektronike për konsultime publike në mënyrë që të jemi sa më transparent si me institucionet po ashtu edhe me publikun e gjerë”, ka thënë ai.

Yagcilar ka theksuar se Kontrata për Mbështetjen e Buxhetore sektoriale është një instrument i rëndësishëm që ofron Komisioni Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën, për të asistuar proceset e reformës së administratës publike, si pjesë e politikës së zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë.

“Nga institucionet tjera zbatuese të reformës është shënuar progres po ashtu në një varg procesesh duke përfshirë kompletimin e kornizës strategjike për RAP, por nuk ka munguar bashkëpunimi edhe në shumë çështje të tjera që ndërlidhen me RAP”, u shpreh ministri Yagcilar.

Ndërsa, ministrja Ahmetaj ka përshëndetur angazhimin e Ministrisë së Administratës Publike në drejtim të reformës së administratës publike, duke thënë se kjo është për t’u përshëndetur, “nga se ju jeni boshti kurrizor për funksionimin e një administrate të mirëfilltë, dhe se vetëm si të tillë mund të integrohemi në BE”.

Edhe Reforma në Administratën Publike, Komisioni Evropian ofron përkrahje buxhetore Arbëri Reforma në Administratën Publike, Komisioni Evropian ofron përkrahje buxhetore

Ministrja Ahmetaj, më tutje, u shpreh duke thënë se “do të jemi partneri i juaj kryesor, në këtë proces të rëndësishëm”.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit qeveritar bënë prezantimet rreth strategjive relevante, si Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave, Strategjia për Rregullim më të Mirë, si dhe Strategjia për Menaxhim të Financave Publike.

Ndryshe, në këtë takim ministri i Administratës Publike dhe kryesuesi i këtij Këshilli Yagcilar paraqiti progresin dhe statusin e zbatimit të konkluzioneve të dala nga Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike.