Është televizioni i parë informativ në vend.
Si i tillë, Televizioni Arta është i pari që në tregun e Kosovës vjen në bashkëpunim me një radio.
Arta në bashkëpunim me Glam Radion, sjell për herë të parë një kanal televiziv, i cili përveç që ofron 24 orë lajme, tani mundëson edhe radion brenda saj.
Një bashkëpunim i tillë e bën TV ARTA-n edhe më atraktive për shikuesit e në veçanti ofron mundësinë për të kuptuar lajmin duke e lexuar dhe dëgjuar radio në të njëjtën kohë.
Muzika është e zgjedhur kryesisht për restorante e kafiteri.
Inkuadrimi i Glam Radios në kuadër të TV ARTA-s, tashmë ka nisur dhe shikuesit mund të zgjedhin ndërmjet dy audio-kanaleve, njëri për lajme e tjetri për muzikë.
Edhe
TV ARTA me skemë dhe pamje të re
Bashkëpunimi ndërmjet dy mediumeve, pritet të rritet.
Përveç kësaj, TV ARTA tashmë së fundmi ka rifreskuar skemën programore duke u fokusuar në informacion, ndërsa së shpejti pritet të pasurohet edhe me emisione të reja informative.