Prishtinë, 21 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Fillimisht ai e uroi ambasadorin Sakar për marrjen e mandatit të ri, ndërsa shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadorin Sakar për prioritet e Qeverisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Republika e Turqisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.
-
Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën, thotë ambasadori Sakar
-
Ambasadori i Turqisë i premton Kurtit mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik
-
Turqia vazhdon ta mbështesë Kosovën në luftimin e korrupsionit e terrorizmit
-
“Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për FSK-në”
-
Turqia e përkrah anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, thotë Haradinaj