Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Turizmi kishtar” i politikanit serb nga B e H në Kosovë

Anëtari serb i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, ka vazhduar vizitën nëpër Kosovë duke qëndruar nëpër manastire të vendit tonë.

Ai sot ka vizituar manastirin e fshatit Zoçishtë dhe Hoçës së Madhe, manastiret në rrethinë të Prizrenit dhe Graçanicën, njofton kumtesa nga Kryesia e B-H-së, transmeton Koha.net.

Ivaniq në Prizren ka vizituar Kishën Shën Premtja dhe Shën Gjergji, ka biseduar me klerikë, arsimtarë e nxënës serbë nga Kosova, përcjell FoNet.

Ai me këtë rast ka thënë se është i lumtur që gjendet sërish në Kosovë dhe që ka pasur rastin ta vizitoj Patrikanën e Pejës dhe manastire të tjera.

“Është detyrë e të gjithë neve që bëjmë punë publike të ndihmojmë dhe të jemi me njerëzit tanë në Kosovë, sepse për ta do të thotë- shumë qëndrimi ynë këtu”, ka thënë Ivaniq.

Edhe Lideri serb i Bosnjës hyri në Kosovë me vizë Arbëri Lideri serb i Bosnjës hyri në Kosovë me vizë

Bosnja e Hercegovina, nën presionin dhe kundërshtimin e Republikës Serbe, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk lejon lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës atje.

Nuk dihet nëse Ivaniq në Kosovë qëndron me leje të autoriteteve të vendit tonë.