Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tupanë e valle në aeroport për mirëseardhje të bashkatdhetarëve

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Edhe sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është plot, e plot është edhe në parking.

Shumë familjarë kanë dal t’i presin të afërmit, e disa prej tyre edhe me tupanë.

Në një video të siguruar nga Kp-ja, shihet teksa nën tingujt e tupanëve hidhet valle në parkingun e aeroportit

Me gjithë masat për parandalimin e COVID-19, vetëm dje janë shënuar 57 fluturime vajtje – ardhje.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi, ka thënë se deri të dielën pritet të realizohen 280 fluturime, që kryesisht janë bashkatdhetarë që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.